Një 31-vjeçare nga fshati Taç në Ersekë është vendosur në hetim me akuzën e braktisjes së fëmijëve të mitur. Policia deklaron se burri denoncoi gruan për largimin nga banesa.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë shpalljen në kërkim dhe filluan procedimin penal për veprën “Braktisja e fëmijëve të mitur” për shtetasen P. K., 31 vjeçe, banuese në fshatin Taç, Ersekë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, shtetasi E. K., 37 vjeç, i cili ka deklaruar se shtetasja e mësipërme është larguar nga banesa ditën e djeshme dhe ka braktisur dy fëmijët e mitur” thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al