Britania miraton masat e reja anti-Covid, Johnson “tradhtohet” nga deputetët e tij

schedule15:33 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 15:33 - 15 Dhjetor, 2021

Plani B i masave anti-Covid në Mbretërinë e Bashkuar u miratua në parlamentin britanik, dhe përveç valës së re të infektimeve kryeministri Boris Johnson u përball dhe me rebelimin e ashpër të deputetëve të partisë së tij konservatore.

Rreth 100 prej tyre sipas të dhënave, votuan kundër detyrimit të certifikatës së gjelbër në ambientet e mbyllura, një nga shtyllat në planin e ri britanik për të ndaluar valën e katërt. Miratimit të Planit B iu desh mbështetja e opozitës laburiste. Sipas raportimeve të BBC votat pro ishin 369, ato kundër 126 nga të cilat 98 pikërisht të konservatorëve.

Por pakënaqësi u shpreh dhe në lidhje me një seri skandalesh që përfshinë kryeministrin javët e fundit. Një prej të cilëve dhe festa e Krishtlindjeve e organizuar një vit më parë nga zyrtarë të Downning Street duke shkelur të gjitha masat anti-Covid që ishin në fuqi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!