Dua Lipa dhe Anward Hadid janë ndarë. Revista OK raporton se ylli i muzikës pop dhe modeli 22-vjeçar kanë vendosur t’i japin fund njëherë e mirë lidhjes së tyre dy vjeçare. Shkak është bërë distanca mes tyre pasi këngëtarja ka qëndruar në Londër duke regjistruar albumin e saj të ri ndërsa Anwar në New York.
“Çifti hodhi idenë për të shkëputur gjithçka muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të qëndrosh larg po rezulton e vështirë.”, tha një burim për gazetën The Sun muajin e kaluar. Ndarja e Anwarit nga këngëtarja vjen menjëherë pasi motra e tij më e madhe, Gigi i dha fund lidhjes me Zayn Malik.


/abcnews.al

