Rimori drejtimin e Teutës, Martini: Nuk mund t’ia prishja presidentit, është përtej mikut

schedule10:15 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 10:15 - 15 Dhjetor, 2021

Edi Martini është rikthyer si trajner te skuadra e Teutës mbrëmjen e djeshme, konfirmim ky që erdhi nga numri 1 i skuadrës, Edmond Hasanbelliu.

Vetëm pas dy javësh largim nga stoli i djemve të detit vjen një vendim prapaktheu, për teknikun e durrsakëve.

Trajneri Martini do të vazhdojë punën e tij të nisur te Teuta me të cilën ai fitoi titullin kampion sezonin e kaluar, Kupën e Shqipërisë dhe dy herë Superkupën.

Për “Panorama Sport”, Martini ka treguar edhe arsyen që vendosi të rikthehej të Teuta, duke treguar edhe njëherë se raporti që mbajnë me presidentin shkon përtej se miqësi.

Martini, sërish te Teuta. Kur e morët vendimin që të riktheheni në Durrës pas vetëm dy javësh larg Teutës?

Sot (dje) kam pasur një takim në Durrës me presidentin Hasanbelliu. Më ka thirrur për të zhvilluar një bisedë dhe nuk e kam pasur idenë se do të më kërkonte për t’u rikthyer si trajner i Teutës. Lidhjet e mia me presidentin janë përtej sportit, sepse kam 25 vite që njihem me të. Edhe kur nuk kam qenë trajner në Durrës, kam kaluar shumë kohë me të. Është, si të themi, përtej mikut për mua.

Çfarë ju bindi që të pranoni drejtimin e ekipit kur keni shumë pak ditë që dhatë dorëheqjen?

E thjeshtë, sepse nuk mund t’ia prishja presidentit.

Tani që do të merrni drejtimin, çfarë plani keni?

Kismet Zotit. Të bëjmë punën që kemi bërë gjithmonë, me pasion, me ambicie dhe dëshirë. Të shohim pastaj nga ndeshja në ndeshje. E rëndësishme është që duhet të kapim formën që kemi pasur në sezonin e kaluar.

/f.a/abcnews.al