Familjarët e peshkatarit që u mbyt dy ditë më parë në lumin Drin të Lezhës kanë denoncuar në media ndërprerjen e kërkimeve për gjetjen e trupit të pajetë të 54 vjeçarit. Ata thonë se polumbarët që kryen kërkime në lumë ishin amatore dhe nuk kishin mjete me vete.
Që prej pasdites së të martës polumbarët e forcave RENEA kanë ndërprerë kërkimet, për gjetjen e trupit të pajetë të peshkatarit në Lezhë. 54 vjeçari u mbyt dy ditë më parë në ujerat e lumit Drin. Në këto kushte familjare e banore të zonës kanë nisur ta kërkojnë vetë me mjete rrethanore.
Shyqyri Zeqja, vëllai i viktimës: “Është turp që shteti vjen me dy amatorë polumbarë pa mjet lundrues pa kurrëgjë veç sa me thënë normal”.
Vëllai i viktimës Shyqyri Zeqja flet për neglizhim nga organet përgjegjëse të cilët nuk kanë vepruar siç duhet.
Shyqyri Zeqja: “As polumbarë as shteti nuk dëgjohet fare”.
54 vjeçari Agim Zeqja është mbytur në lumë pasditen e së hënës teksa po zinte peshk. Dyshimet për një atak kardiak që mund t’i jetë shkaktuar nga rënia në lumë. Mendohet se 54 vjeçari ka qenë vetëm duke zënë peshk në momentin kur është mbytur. /abcnews.al