Shorti i Champions League ditën e djeshme vuri përballë Manchester United dhe Altetico Madrid në fazën e 1/8.
Një sfidë që premton të jetë një nga më tërheqëset e shortit, me të dyja klubet në dukje se mund të bëjnë më mirë dhe që kanë potencial të jashtëzakonshëm.
Një takim i cili do të shikojë Cristiano Ronaldon të kthehet te rivalët e ish-skuadrës së tij Real Madrid.
Por kundër ish-skuadrës së tij pas afro 1 dekade do të luajë edhe portieri David De Gea, por megjithatë vëmendjen më të madhe do e marrë ylli i United, Cristiano Ronaldo.
Historia ka treguar se CR7 në përballjet me Atleticon në Champions League, ka dëshmuar se i vetëm mund të mposhtë “Roji Blancos”, i cili ka një rekord të jashtëzakonshëm kundër skuadrës së Diego Simeone në këtë garë.
Që nga viti 2014 deri në vitin 2019, sulmuesi portugez ka arritur të dalë fitues me skuadrat e tij ku aktivizohej kundër Atletico Madrid.
Ronaldo luajti një rol kyç në finalet e Ligës së Kampionëve të vitit 2014 dhe 2016, kur Real Madridi eliminoi rivalët e tyre të qytetit.
Sulmuesi ishte gjithashtu i rëndësishëm kur Madridi mposhti Atleticon në çerekfinalen e vitit 2015 dhe në fazën gjysmëfinale dy vjet më vonë.
Në vitin 2018 kur CR7 debutoi me Juventusin në Champions League, kishte një formë të shkëlqyer pasi gjigantët italianë eliminuan Atleticon në raundin e 1/8-së së finales.
Hat-trick mahnitës i Ronaldos në ndeshjen e kthimit siguroi që Juve të gëzonte një kalim në çerekfinale, pas humbjes së “Zonjës së vjetër” në ndeshjen e parë me shifrat 2-0.
Rekordi i Ronaldos kundër Atleticos gjatë gjithë karrierës së tij është mahnitës, sulmuesi portugez është përballur me skuadrën e Simeones në 35 raste, ndërsa ka shënuar 25 gola kundër tyre, duke u kthyer kështu në “makthin” e skuadrës spanjolle. /f.a/abcnews.al