Reperi i njohur, Gold AG ka treguar gjithmonë se ka një lidhje shumë të afërt me familjen e tij.
Së fundmi, ai ka përkujtuar përmes një postimi në rrjete sociale babai e tij, i cili ka 29 vite që është ndarë nga jeta.
Goldi është shprehur se ka mall të madh për të ndjerin, por që dhimbjen për të e mund krenaria.
“I madhi Zot e di sa më ka marrë malli. O veç një herë me të pa bre këta sy t’i çmalli. Për çdo namaz bre babë po bëj dua që të takohemi në xhenet e kurrë të mos ndahemi.
29 vite pa ty baba. Sa të mëdha janë malli e mërzia, por dhimbjen për ty e mund krenaria. 14 dhjetor 1992/2021”, ka shkruar ai./abcnews.al
View this post on Instagram