U qëllua pas sherrit në market, zbardhet dinamika e ngjarjes, plumbi e kapi të riun në zemër

schedule09:48 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 09:48 - 14 Dhjetor, 2021

Është zbardhur dinamika e vrasjes së ndodhur pak pas mesnate në Tiranë. Viktimë e të shtënave me armë mbeti Jurgen Duka (Mëziri).

ABC mëson se në rrugën “Irfan Tomini”, Jurgen Duka (Mëziri), 29-vjeç, dyshohet në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij O. D., kanë hyrë në një market. Aty raportohet se kanë pasur një konflikt me një person i cili ende nuk është identifikuar. Në konflikt e sipër mësohet se personi i cili është ende i pa identifikuar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Jurgen Dukës. Ky i fundit ka mbetur fillimisht i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Më vonë i plagosuri Jurgen Duka ka ndërruar jetë, për shkak se plumbi i kishte prekur zemrën.

Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” ku në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë për këtë vepër e ka dënuar me 8 muaj burg; Për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja” në vitin 2017, është dënuar me 4 muaj burg.

Gjithashtu ky person, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale “Mashtrimi” dhe në vitin 2014 është proceduar për “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. /abcnews.al/