U përdor për të pastruar para nga një firmë, gjobitet me 265 milionë paund banka në Britani

schedule08:46 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 08:46 - 14 Dhjetor, 2021

Kompania bankare, NatWest është gjobitur me 265 milionë paund pasi nuk arriti të parandalonte pastrimin e parave me vlerë 400 milionë paund nga një firmë. Një biznes i tregtimit të arit i dyshuar për pastrim parash depozitoi 700,000 paund në një degë të NatWest,  tha një gjykatë të hënën, shkruan BBC

Një bandë kriminale depozitoi shuma të mëdha parash në rreth 50 degë.  Është hera e parë që një institucion financiar po përballet me ndjekje penale nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (FCA) sipas ligjeve kundër pastrimit të parave në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjoba do të ishte shumë më e lartë, por u reduktua sepse banka pranoi fajësinë, tha gjyqtari gjatë seancës. NatWest, e cila është pjesë e grupit të Bankës Mbretërore të Skocisë, u deklarua fajtore për tre vepra sipas rregulloreve në Mbretërinë e Bashkuar për pastrimin e parave në tetor, raporton abcnews.al

Shefja ekzekutive e bankës Alison Rose tha: “NatWest merr përgjegjësinë për të parandaluar dhe zbuluar krimin financiar. “Jemi thellësisht të zhgënjyer që nuk arritëm të monitoronim në mënyrë adekuate një nga klientët tanë midis 2012 dhe 2016 me qëllim parandalimin e pastrimit të parave.

Banka e mbështetur nga shteti nuk është “në asnjë mënyrë bashkëpunëtore në pastrimin e parave që ndodhi”, tha gjykatësi të hënën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!