Java e 13-të e Abissnet Superiore mbyllet në Kurbin, ku përballe vihen Laçi-Tirana.
Skuadra e Mirel Josës, pas fitoreve në dy javët e fundit me Dinamon dhe Kukësin kanë rritur moralin te kurbinasit të cilët këtë herë do kërkojnë edhe “kokën” e Tiranës kryesuese.
Bardhezinjtë po kalojnë një moment të mirë në kampionat dhe në 7 ndeshjet e fundit nuk kanë pësuar asnjë humbje duke treguar kështu se janë rikthyer fuqishëm në garë për Europën, pas asaj nisjeje të dobët në fillim të kampionatit.
Edhe bardheblutë nga ana tjetër po kalojnë një moment të mirë në kampionat teksa në dy ndeshjet e fundit kanë arritur të marrin dy fitore, por ajo që gëzon më shumë djemtë e Orges Shehi është se në ndeshjet e fundit nuk kanë pësuar asnjë gol, dhe kjo i bën ata më të motivuar për të konsoliduar pozitat në vendin e parë në tabelën e klasifikimit.
Një sfidë e cila premton se do jetë e luftuar deri në fund me bardheblutë që kërkojnë 3 pikët për të vazhduar “arratinë” në krye pas hapit fals të rivalit më të afërt, Kukësi, ndërsa kurbinasit për të treguar se janë një “kockë” e fortë në këtë kampionat dhe mund të rivalizojë pa frik skuadrat e kreut. /f.a/abcnews.al