Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur 20 minuta pas mesnate në Tiranë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti të çastit.
29-vjeçari Jurgen Duka është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar nga policia. Ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka plagosur Dukën. 29-vjeçari ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Traumës.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa shërbimet e Policisë kanë kaluar në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin.
Ndërkohë, janë marrë në pyetje shoku viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje. /abcnews.al/