Fluks në qendrat mjekësore, cilat mosha po i prek më shumë gripi në Kosovë

schedule20:53 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 20:53 - 13 Dhjetor, 2021

Nga Qendra e Mjekësisë Familjare thonë se pacientët që po kërkojnë trajtim ndaj gripit janë shtuar kohëve të fundit.

Lëvizjet kanë filluar të bëhen më të shpeshta.

Edhe grumbujt e njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore këtu në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë shtuar.

Kjo vërehet edhe nga pritjet e shtuara nëpër korridoret e kësaj hapësire spitalore.

Krejt këta kanë pothuajse kërkesa të ngjashme për shërbime.

Edhe simptomat i kanë pothuajse të njëjta.

Gripi sezonal është i pranishëm këto ditë prandaj edhe kërkesat për shërbime janë rritur.

Nevoja për të trajtuar gjithë këto kërkesa, ka bërë që stafi shëndetësor të jetë më i ngarkuar.

Doktoresha e Mjekësisë Familjare, Vesa Gashi, tregon se pacientët që po kërkojnë trajtim ndaj këtij janë shtuar ndjeshëm kohëve të fundit, por që situata është duke u menaxhuar nga mjekët.

Tutje, Gashi theksoi se moshat e reja po janë më të prekua nga ky virus, teksa shtoi se personat që e kanë marrë vaksinën kundër gripit sezonal janë shumë më të mbrojtur.

Sa i përket simptomave, ajo tha se janë vështirë të dallueshme nga ato të COVID-19, por ka diçka që e bën të vërejtshëm gripin sezonal.

Prishtina nuk është qendra e vetme që po përballet me fluks të qytetarëve të prekur nga ky virus, e të cilët kanë nevojë për trajtim. /Express