Nga Leontina Nika
Këto janë skicat dhe portretet e bashkëvuajtësve të artistit Lekë Tasi krijuara në Grabjanë. Këto krijime publikohen për herë të parë në galerinë Zenitë. Kuratori Krenar Zejno në këtë cikël e vë theksin tek drama e atyre njerëzve në rrethana të pazakonta.
Zejno thotë se këto piktura dhe grafika kanë vlerë sa estetike aq edhe politike. Në këndvështrimin e kuratorit, drama e diktaturës është gati më e rëndë se vetë terrori. Sipas tij nuk ka ndodhur katharsi me komunizmin ende, pasi njerëzit e gjallë e kanë të vështirë të pranojnë jetën e çuar dëm nga iluzionet e humbura.
Kjo ekspozitë u organizua nga Instituti i Studimit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe do të jetë e hapur deri me 25 dhjetor./abcnews.al