138 raste të reja me COVID dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit, 15 pacientë në gjendje të rëndë

schedule18:28 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 18:28 - 13 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 138 raste të reja me COVID nga 1836 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 6 qytetarë, konkretisht një qytetar nga Vlora 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 65-67 vjeç, një qytetar nga Elbasani 67 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetar nga Tirana 81 vjeç,

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.  Janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,436 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 51 në Tiranë, 18 në Fier, 12 në Berat, 8 në Mallakastër, 6 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Skrapar, Gjirokastër, Durrës, nga 3 qytetarë në Kamëz, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Dimal, Vlorë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Mirditë, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Sarandë, Korçë, Kuçovë, Gramsh, Librazhd.
Janë 5349 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (13 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 189
Të shtruar në spitale 147
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1836

Testime totale 1,422,708
Raste pozitive 203,925
Raste të shëruara 195,436
Raste Aktive 5,349
Humbje jete 3,140

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2516
Fier 651
Gjirokastër 538
Shkodër 371
Durrës 306
Elbasan 243
Berat 218
Vlorë 187
Lezhë 122
Korçë 97
Kukës 52
Dibër 48

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!