Historia 600-vjeçare: Si lindi Pema e Krishtlindjes

schedule17:27 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 17:27 - 13 Dhjetor, 2021

Pema e Krishtlindjes është një nga simbolet më të fuqishme dhe të përjetshme të Krishtlindjeve. Historia e saj zgjat 6 shekuj të tërë. Origjina e pemëve të Krishtlindjeve i ka rrënjët në Gjermani gjatë Mesjetës.

Në vitin 1419, një repart lokal në Freiburg ngriti për herë të parë një pemë në prag të Krishtlindjes dhe e dekoroi me mollë, vafera, kurora dhe biskota me xhenxhefil. Dokumentet e gjetura të asaj kohe flasin për pemët e Krishtlindjeve të zbukuruara me fije leshi, kashtë, mollë, arra dhe simite.

Tregu më i vjetër i pemës së Krishtlindjes është në kufirin jugperëndimor gjerman, në Strasburg, Alsace (atëherë pjesë e Rheinland-it dhe tani pjesë e Francës), ku pemët e thjeshta të Krishtlindjeve janë shitur që nga shekulli i 17-të si Weihnachtsbaum (fjala gjermane për pemën e Krishtlindjes.). “Pema e parë e dekoruar e brendshme”, u regjistrua në vitin 1605 në Strasburg dhe ishte zbukuruar me trëndafila, mollë, vaferë dhe ëmbëlsira të tjera, sipas hulumtimeve.

Kërkesa për pemët e Krishtlindjeve ishte aq e madhe në atë kohë, saqë në Strasburg u miratua një ligj që nuk lejonte as prerjen e degëve të pishës. Në vitet 1530, kishte vetëm një pemë për familje në të gjithë Alsace.

Në dhjetor 1964, revista TIME raportoi për një prirje të re të Krishtlindjeve: “pemë të rreme”.

Pemët e polivinilit dukeshin më reale se kurrë dhe përbënin rreth 35% të tregut të pemës së Krishtlindjes prej 155 milionë dollarësh.

Pesë dekada më vonë, pemët e rreme dominojnë industrinë e pemës së Krishtlindjes. Nga afërsisht 95 milionë familje amerikane që kishin pemët e Krishtlindjeve në shtëpi në vitin 2018, 82% e pemëve ishin të rreme dhe 18% ishin natyrale, sipas një sondazhi të Nielsen. Arsyet janë të shumta. Ndryshimet klimatike e kanë bërë të vështirë rritjen e pemëve. Pemët artificiale janë gjithashtu ato me më pak ndikim mjedisor në krahasim me blerjen e pemëve të vërteta.

Megjithatë, Shoqata Kombëtare e Pemës së Krishtlindjeve në SHBA u ka bërë thirrje konsumatorëve me ndërgjegje mjedisore, duke thënë se pemët e vërteta mbështesin ekonomitë lokale pasi rriten në SHBA dhe Kanada, ndërsa shumë pemë plastike prodhohen në Kinë. Gjithashtu, sipas Unionit, pemët e vërteta janë të rinovueshme dhe të riciklueshme, ndërsa ato të rreme përmbajnë disa pjesë jo të biodegradueshme.

Pesë dekada më parë, një profesor në Montreal, i cili punoi shumë për të ndërtuar një pemë të vërtetë që do të zgjaste shumë, shpjegoi për TIME argumentin më të madh filozofik për ruajtjen e traditës së pemëve të vërteta të Krishtlindjeve: “Ne jetojmë në një mjedis artificial. Pemët e Krishtlindjeve janë një nga gjërat e pakta që kanë mbetur që janë të natyrshme.”/abcnews.al