Përfundon mbledhja e Sali Berishës dhe Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike në selinë blu. Berisha pas kësaj mbledhje mbajti një konferencë për shtyp ku tha se është më e veçanta e të gjitha të tjerave. Sipas Berishës në mbledhje është miratuar një komisionin për referendumin e 18 dhjetorit.
“Nga të gjitha konferencat e shtypit ju garantoj se kjo konferencë është më e veçanta e të gjitha të tjerave. Kjo konferencë mbahet sot pas Kuvendit Kombëtar të rithemelimit të PD-së. Ngjarje kjo absolutisht unike, si monument lirie e grave vajzave e djemve e burrave të lirë, që në kundërshtim në përballje me narkoshtetin, apo të themi me peng kryetarin Lulzim Basha. Por edhe presione të tjera të pandershme ngrihen si vigan në një Kuvend të lirë dhe e bëjnë PD shpi të lirisë. Të rikthejnë pluralizmin politik, në Shqipëri. Ju garantoj se pas themelimit të PD-së, ky ishte Kuvend më perëndimor në vlerat që sanksionoi në kushtetutën e PD-së.” tha Berisha mes të tjerash.
“Dua t’ju informoj se personalitete më të shquara të krahut konservator kanë dërguar mesazhe përgëzimi të madh për demokratët”
Aktualisht në një zyrë paralele, kreu i PD Lulzim Basha është në selinë blu në mbledhje me grupin e punës për zgjedhjet në FRPD.
/abcnews.al/