Ndeshja e Kategorisë së Parë mes Korabit dhe Shkumbinit, e vlefshme për javën e 13-të të saj, e programuar të zhvillohet ditën e martë, është marrë vendimi të shtyhet si takim.
Shkak është bërë dëbora e madhe e cila ka mbuluar stadiumin e skuadrës së Peshkopisë duke e bërë ndeshjet të vështirë për t’u realizuar.
Në këto kushte klubi i Korabit ka bërë njoftimin publik në rrjetet sociale, teksa gjithashtu ka treguar se ka filluar puna për pastrimin e stadiumit.
Ja njoftimi i plotë:
“Shtyhet sërish takimi KF Korabi – KF Shkumbini për shkak të kushteve atmosferike. Takimi i parashikuar të luhej ditën e martë do të spostohet për ditën e mërkurë datë 15/12/2021.
Ndërkohe këto 3 ditë do të punohet intensivisht për pastrimin e tapetit, punë e cila ka nisur nga mëngjesi i ditës së sotme”, thuhet në postimin e klubit.
/f.a/abcnews.al