Mbi 100 persona, mendohet të jetë numri i viktimave si pasojë e tornadove në SHBA, sipas një deklaratë të guvernatorit të shtetit, ndërsa shpresa për të mbijetuar po zbehet. Ai e quajti këtë tornadon më shkatërruese në historinë e vendit, shkruan The Guardian
Për shkak të situatës katastrofike, presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Kentaki dhe ka urdhëruar që ndihma federale të vihet në dispozicion për zonat më të goditura. Forcat e kërkim- shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nën gërmadhat e shkatërrimit për të mbijetuar, ndërsa ekipe të tjera vijojnë të ndihmojnë familjet e goditura duke shpërndarë ujë dhe ushqime, raportona abcnews.al
Pamjet nga qytetet e Kentakit, jane të trishta. Mijëra familje kanë mbetur pa shtëpi. Shkollat, spitalet dhe objektet e lashta me vlera arkitekturore dhe historike janë shkatërruar gjithashtu. Kentaki është më i godituri nga 6 shtete amerikane ku kaloi vala e rreth 30 tornadove të fuqishme gjatë dy ditëve të fundit.
/abcnews.al