Një 50 vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ka urdhëruar vrasjen e gruas dhe të vjehrrës së tij.
Mediat italiane bëjnë me dije se 50 vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dyshohet se ka paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan dhe nënën e saj.
Burri nga Parma, kishte kërkuar nga vrasësi që e gjitha të dukej sikur ishte aksidentale, e për këtë, kishte dhënë një këst të parë, me premtimin se shuma totale do të jepej në momentin kur të kryhej porosia.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje. /abcnews.al