Këtë të hënë po zhvillohet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës, i akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime lufte. Sot do të dëgjohet dëshmitari i radhës në rastin e Mustafës.
Aktakuza ndaj Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai ngarkohet me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror.
Ai akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.
Mustafa në këtë seancë do të jetë i pranishëm me videolidhje. Prokuroria ka paralajmëruar se shumica e pyetjeve ndaj dëshmitarit duhet të shtrohen në seancë të mbyllur./abcnews.al