Situata në qarkun e Gjirokastrës po shkon drejt normalizimit pas pushimit të reshjeve të shiut që mbizotëruan vendin gjatë fundjavës. Gazetari i ABC Elidon Berberi raporton se uji ka nisur tashmë që të tërhiqet ndërsa situata problematike mbetet në Dropull.
Kurse nga dalja e Drinosit nga shtrati përmbyti 17 ha tokë.
Në Dervician në disa banesa ka pasur edhe prezencë të ujit por për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë incident në njerëz apo gjë të gjallë. Në Këlcyrë është dashur ndërhyrja e Emergjencave për të evakuuar disa banorë të cilët sot janë kthyer në banesa.
Moti i keq ka bërë që në zonat rurale të ketë probleme edhe me furnizimin me energji elektrike pasi pati rrëzim të shtyllave ndërsa linjat janë të amortizuara. Në Gjirokastër, dalja në sipërfaqe e përroit të Qullës krijoi probleme pas në disa zona u bllokua qarkullimi i automjeteve për 12 orë. /abcnews.al/