Vrasja e biznesmenit në Laç, del video e arrestimit të babë e bir, gjendet arma e krimit

schedule20:07 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 20:07 - 11 Dhjetor, 2021

Skënder Lika bashkë me djalin e tij Llej Lika janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli mëngjesin e djeshëm në Sanxhak të Laçit. Policia ka publikuar videon e arrestimit të tyre.

Të dy u arrestuan brenda një shtëpie në zonën e Fushë-Milotit. Gjithashtu policia ka gjetur dhe sekuestruar automatikun me të cilën dyshohet se është kryer krimi si dhe makinën me të cilin kanë lëvizur autorët pas ngjarjes. Ka qenë një person i tretë ai që i ka ndihmuar babë e bir të largohen në vendin e ngjarjes. Edhe ai është arrestuar si i përfshirë në ngjarje.

Lexo edhe: Vrasja e biznesmenit Roli në Laç, policia: Ngjarja për motive të dobëta, sekuestrohet kallashnikovi

Tre të ndaluarit pritet të merren në pyetje nga hetuesit, ndërsa dyshimet janë se atentati mund të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi pak muaj më parë djemtë e viktimës ishin konfliktuar me Llej Liken. Biznesmeni  55 vjeçar i njohur si “piloti” është ekzekutuar mëngjesin e djeshëm në Laç me breshëri kallashnikovi. /abcnews.al