Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha shpalli sot Azem Hajdarin kryetar nderi të Partisë Demokratike. Djali i vogël, që mban emrin e liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit falënderoi Kuvendin për vlerësimin e të atit dhe u bëri thirrje të rinjve që të bashkohen me PD-në.
“Falenderoj PD-në për vendimin që vlerësoi babanë tim si president i përjetshëm i kësaj partie. PD është mbi çdo pjesëtar, është thirrja e zemrës së njeriut. Në ditë si kjo dhe në ditë si ajo që ka luftuar PD, dua të them se njeriun dhe plumbi nuk e lufton dot, por e bën të pavdeskshëm.
Ftoj të gjithë moshatarët e mi dhe të gjithë rininë që të investojnë në tokën, dheun e nënës dhe babait të tyre. Shpresoj që ku kuvend dhe cdo kuvend që PD të mbajë të jetë në përmirësimin e kësaj partie, që ka qenë aty në momentet më kritike të vendit” tha ai./ Abcnews.al