Herrison Ford, aktori i famshëm amerikan tregohet një hero i vertetë duke shpetuar një qytetare viktimë të një aksidenti rrugor. Aktori është vleresuar jashtëzakonisht për këtë akt qytetar.
Divi i hollivudit 75 vjecar i ka shpëtuar jeten nje amerikaneje viktime e aksidentit rrugor në Kaliforni. Akti heroik i aktorit tashmë përvecse në filma vjen edhe në jetën reale.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e 19 nëntorit , dëshmitarët e ngjarjes deklaruan se aktori po udhëntonte drejt rrugës ku ndodhi aksidenti në momentin që qytetarja doli jashtë rruge me makinë. Dëshmitarët theksojn se aktori ndalojë makinën dhe i erdhi në ndihme të aksidentuarës, ku së bashku me disa persona të tjerë e nxorrën nga makina në një vend të sigurtë në pritje të ambulances.
Nuk është hera e parë që Ford shquhet për heroizma. Në shtator të këtij viti pas një aksidenti trafiku në Nju Jork, ai filloi të drejtonte trafikun për ta lehtësuar atë./abcnews.al