Dy doza të vaksinës kundër koronavirusit ofrojnë më pak mbrojtje ndaj infektimit me variantin Omicron të koronavirusit, krahasuar me variantin Delta. Sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, Omicron pritet të bëhet varianti dominues në Britaninë e Madhe nga mesi i dhjetorit duke u bazuar në trendet e fundit.
Deri në fund të muajit pritet që të jenë më shumë se 1 milion të infektuar, total ky që pritet të dominohet nga Omicron.
Të dhënat rreth efikasitetit të vaksinave sugjerojnë se qytetarët që janë vaksinuar me dy doza të vaksinës së prodhuar nga Oxford-i, AstraZeneca, pas më shumë se 25 javësh kanë një mbrojtje më të ulët ndaj infektimit simptomatik me Omicron.
Ndërsa mbrojtja ndaj Delta-s është 40 për qind, me Omicron pritet të jetë më pak se 10 për qind. Trende të ngjashme janë vënë re pas dy dozave Pfizer e cila ofron 60 për qind mbrojtje ndaj Delta-s dhe nën 40 për qind ndaj Omicron, mbi 25 ditë nga marrja e dy dozave të para. /abcnews.al/