“E frikshme”, Artan Hoxha: “Hileja” si shpëtojnë policët nga droga, t’u bëhet testi i alkoolit

schedule12:49 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 12:49 - 10 Dhjetor, 2021

Testi i drogës për efektivët e policisë së shtetit ka shkaktuar shumë zhurmë në javët e fundit pasi një pjesë e tyre, 36 në të gjithë vendin rezultuan pozitivë.

Përballë kundërshtimit me argumente të efektivëve, pasi sipas tyre arsyeja se përse laboratori i ka nxjerrë përdorues droge nuk është fakti që “kemi konsumuar lëndë narkotike, por për shkak se jemi të sëmurë kronikë dhe përdorim ilaçe të ndryshme”, policia e shtetit vendosi që të bënte prapaktheu.

Sot drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano deklaroi se do të ketë një raund të dytë të analizave të efektivëve të policisë të dyshuar si përdorues droge. I ftuar në “ABC”, gazetari Artan Hoxha u shpreh se vlerëson testin anti-drogë, por theksoi se duhet të bëhet edhe testi i alkoolit.

Testi anti-drogë deri tani aplikohet kryesisht për kandidatët që donin të rekrutoheshin, kryesisht për kadetët e akademisë së policisë ose pjesëtarët e patrullës së përgjithshme. Pastaj më pas, sepse ti mund ta kalosh testin e parë dhe kjo nuk e përjashton faktin që mund të bëhesh përdorues. Është e parashikuar në ligj, por nuk është ndjekur në praktikë deri tani.

U desh një urdhër i Gledis Nanos, që ka lëshuar disa urdhra për të bërë një reformë edhe brenda policisë për ta filtruar nga disa probleme dhe një nga këta është që gjatë 2 viteve të fundit është rritur në mënyrë të frikshme përfshirja e policisë në trafikun dhe shpërndarjen e drogës. Janë kapur në operacione pjesëtarë të forcave speciale, patrullës dhe policisë kriminale.

Policët u kthyen në shpërndarës dhe trafikues dhe një nga elementët që çoi në këtë situatë është që pjesa dërrmuese që u kapën u kthyen vetë në përdorues. Te drogërat e forta policët rezultojnë edhe vetë përdorues. Për mua duhet të bëhet edhe testi i alkoolit, që për mua është më i përhapur se droga në radhët e policisë” tha ai.

Hoxha kishte disa dyshime mbi testin. E para tha ai, disa prej të efektivëve mbi 50-vjeç që kanë dalë pozitivë “mund të jenë nën efektin e efekteve të ndryshme të kurave mjekësore në atë moshë”, pra e ilaçeve që kanë marrë për mjekim. “A e specifikon analiza, cilët janë elementët që e përcaktojnë se cfarë narkotiku po përdor efektivi që ka bërë testin dhe ka dalë pozitiv?” është pyetja që ende nuk ka marrë përgjigje.

Rezerva e dytë për testin lidhet me faktin e drogës që mund të marrin efektivët. Artan Hoxha tha se policët që marrin kokainë arrijnë që t’i shpëtojnë këtij testi.  “Përdoruesi i kokainës nuk të del duke marrë analizë në gjak, se për një javë pastrohet. Duhet marrë “ADN” nga fija e flokut. Këta që përdorin kokainë e dinë si të pastrohen dhe kjo analizë është e pamjaftueshme” tha Hoxha./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!