Çfarë po ndodh mes tyre? Beatrix i drejtohet Donaldit: Je ndryshe sot

schedule09:53 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 09:53 - 10 Dhjetor, 2021

Duket se Donald Veshaj ka ndryshuar sjellje ndaj Beatrix Ramosaj pas takimit me vëllain e tij, Romeon. Kjo gjë është vënë re nga ndjekësit ku kuptohet se aktori përpiqet të shmangë këngëtaren. Vetë Beatrix e ka “nuhatur” ndryshimin në sjelljen e tij.

Gjatë një bisede në dhomën e gjumit, ajo i thotë Donaldit se dukej ndryshe. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Donaldin pasi para disa ditësh ai u shpreh se i kishte gjërat shumë të qarta me Beatrixin dhe se i kishte dhënë fund raportit me Borën.

Beatrix: Je ndryshe sot.

Donald: Si ndryshe?

Beatrix: Nuk e di.

Donald: Për mirë apo për keq?

Beatrix: Je ndryshe, nuk arrij dot ta kuptoj.

Donald: Jam shumë fiks. Thjesht stresohem dhe mërzitem kot… /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!