Reshjet e dendura të shiut, ndërprerje energjie dhe përmbytje rrugësh në Librazhd

schedule18:47 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 18:47 - 9 Dhjetor, 2021

Moti i keq me reshje të vazhdueshme shiu ka shkaktuar një sërë problematikash në Librazhd. Mësohet se si pasojë e shkëputjes së energjisë elektrike qyteti është zhytur në terr ndërsa nuk kanë munguar as përmbytjet e rrugëve.

Probleme ka pasur në kryqëzimin e qytetit, në rrugën e Policisë, rrugën e Spitalit ndërsa ka shpërthyer edhe kolektori i ujërave të zeza. Punimet e “Albstar”, subjekti që kryen punimet në ujësjellës kanalizime vazhdojnë të krijojnë probleme që prej një viti gjithmonë kur ka reshje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!