Vrasja e Vilson Tafçiut, Apeli jep vendimin për autorin Noel Dishi

schedule15:14 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 15:14 - 9 Dhjetor, 2021

Gjykata e Apelit ka dënuar me 13 vjet e katër muaj burgim Noel Dishin, autorin e vrasjes së Vilson Tafçiut. Ngjarja ka ndodhur pranë lokal “Artistit në zonën e Astirit në Tiranë në janar të vitit 2020. Dishi ekzekutoi me armë zjarri Tafçiun.

Gjykata e Tiranës fillimisht dënoi me 16 vite burg autorin, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulej në 10 vjet e 6 muaj burg.

Sakaq, Apeli në seancën e zhvilluar ditën e sotme ka dhënë një dënim prej 20 vitesh burg përv autorin, ndërsa me uljen 1/3 së dënimit ai dot ë kryejë 13 vjet e 4 muaj burgim.

Vrasja ka ndodhur pas një grindjeje të çastit, pasi të autorin  dhe viktimës pasi pretendonin shoqëri me të njëjtën vajzë. Dishi, i njohur dhe me emrat Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti fajësohet për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”. g.v/abcnews.al