Autoriteti i Barnave të Bashkimit Evropian (EMA) njoftoi sot se bazuar në të dhënat e disponueshme, doza e tretë e vaksinës kur jepet tre muaj pas të dytës është e sigurt dhe efektive.
Megjithëse rekomandimi aktual është që doza përforcuese të jepet pas gjashtë muajsh.
Duke iu referuar fushatës së vaksinimit për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, EMA tha se deri më tani nuk është raportuar asnjë problem sigurie. Lidhur me variantin “Omicron”, EMA u shpreh se deri tani pjesa më e madhe e rasteve në Bashkimin Europian i referohen një manifestimi të lehtë të sëmundjes.
“Shumica e rasteve janë të lehta, por ne duhet të mbledhim më shumë të dhëna për të përcaktuar nëse diapazoni i ashpërsisë së sëmundjes nga “Omicron” është i ndryshëm nga diapazoni i varianteve të tjera që janë deri më sot” deklaroi Marco Cavaleri./ Abcnews.al