Akademia e Shkencave i uron 83 vjetorin shkrimtarit Ismail Kadare

schedule15:47 - 28 Janar, 2019

schedule 15:47 - 28 Janar, 2019

Akademia  e Shkencave dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes rrjeteve sociale i kanë uruar 83 vjetorin e lindjes shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Ai është nderuar me një sërë çmimesh të rëndësishme ku veçohet  “Kryqi i Legjionit të Nderit” dhe për të disatën herë ka qenë  kandidat për çmimin më të madh të Letërsisë atë Nobel.

Shkrimtari i shquar Ismail Kadare edhe në këtë 83 vjetor të lindjes ndodhet në Paris sëbashku me familjen e tij. Akademia e Shkencave në faqen e saj zyrtare i uron jetë të gjatë kryeakademikut.

Me tej  Akademia e cilëson Shkrimtarin, publicist, eseist dhe  anëtarin  e saj si Personalitet qendror të kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, protagonist i zhvillimeve më të përparuara në letërsinë shqipe gjatë kësaj periudhe.

Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka uruar ditëlindjen në rrjetet sociale. Ai e cilëson si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore.

Ismail kadare ka ka lindur në Gjirokastër, ku kreu studimet e mesme. U diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në USHT (1958). Në vijim studioi në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” në Moskë (1958-1960).

Në parathënien e vëllimit të tij “Lirika” me poezi të përkthyera rusisht (Moskë, 1961), vihej në dukje se në to herë-herë vëreheshin gjurmë të modernizmit perëndimor.

Fillimet letrare të Ismail Kadaresë janë kryesisht në poezi.

Veprat e tij janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Dimri i madh, Ura me tri harqe, Prilli i thyer, Dosja H, Piramida, Pallati i ëndrrave, Darka e gabuar.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga viti 1994 është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK. Ka qenë delegat në Kongresin eDrejtshkrimit (1972). Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me ç mimin “Lerici Pea” dhe në vitin 2009 u nderua me çmimin Princi Asturias e një sërë të tjerësh”, shkruan ndër të tjera Rama, në rrjete sociale.

Në vitin 2015 fiton çmimin “Jerusalem Priz”, (Izrael). Ismail Kadare është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”, si dhe me mirënjohje të tjera.

Deputet në Kuvendin Popullor në tri legjislatura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!