Deputeti Saimir Korreshi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se qeveria duhet të parashikojë një plan rezervë për bllokimet në autostradë. Ai tha se disa shkolla në Lushnje nuk kanë regjistra për shënimin e notave dhe mungesave të nxënësve. Sipas tij nxënësit ulen nga katër persona në një bankë sepse nuk kanë me çfarë të ngrohen.
“Është e turpshme që për 30 vite ne kërkojmë të japim një zgjedhje drastike. Po nxjerrin në rrugë punonjësit. A është zgjidhje ajo që thoni ju. Zgjidhja kryesore është rruga dytësore. Nuk mund të mbyllni këto biznese. Po lini vetëm njerëz që lozin domino në Shqipëri. Është absurde në logjikë që t’i kaloni dalje në autostradë. Nocioni shteti nuk është i majtë dhe i djathtë. Duhet të japë të drejtën në një rrugë dytësore. Nuk mund të kërkoni gjel deti prej floriri prej 30 mijë eurosh. Ju kërkoni gjoba.
Kjo është e patolerueshme. Ankoheshin për COVID. A keni qenë ndonjëherë atje? A e dini që është java e 11 dhe nuk ka regjistra në shkollat e Lushnjes. Mësuesit marrin shënime me fletore. Ne 400 mijë lekë për regjistra nuk kemi. Ishalla nuk zë ndonjërin barku se do ia gjeni në tabelë nderi notat. Ju thoni COVID. Ata po rrinë nga katër veta në një bankë sepse nuk kanë të ngrohen”, tha Korreshi.
Ai ironizoi duke thënë se pas borxhit të OSHEE duhen kaluar edhe disa batanije sepse ka familje nuk mund të ngrohen dot as me gaz.
“Keni mundësi sot që në vend që të bëni presion ndaj mësuesit për votën, duhet t’i jepni mundësinë qoftë të majtë apo të djathtë. Mësuesi nuk ka teser partie. Sot mësuesit janë në nevojë se nuk kanë marrë lekët e korrigjimeve. Meqë kaluat atë borxhin për OSHEE i thojini të kalojnë ndonjë batanije sepse as me gaz nuk po ngrohemi. Familjarët po ngrohen me gjysmë bombule. Premtoni një gjel deti për vit të ri ndërkohë që njerëzit ngrohen me batanije”, u shpreh ai. /Abcnews.al