Kushi: Miratuam marrëveshjen mes qeverisë dhe BE-së për kërkimin shkencor e inovacionin

schedule09:51 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 09:51 - 9 Dhjetor, 2021

Ministrja e Arsimit Evis Kushi pas mbledhjes së qeverisë ka bërë të ditur se është miratuar marrëveshja mes qeverisë dhe BE për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Unionit në lidhje me kërkimin shkencor dhe inovacionin. Në fjalën e saj, Kushi ka thënë se marrëveshja synon që të krijojë një treg të vetëm, për të nxitur bashkëpunimin mes universiteteve dhe kërkimit shkencor.

“Miratuan marrëveshjen mes BE dhe Shqipërisë për pjesëmarrjen në programin e unionit për kërkimin shkencor dhe inivacionin. Duke qenë se janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm BE kërkon të krijojë një zonë të përbashkët për kërkimin shkencor dhe inovacionin. Marrëveshja që miratuan parashikon të gjitha kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë Shqipëria për të marrë pjesë në këtë program.

BE synon që të krijojë një treg të vetëm, për të nxitur bashkëpunimin mes universiteteve dhe kërkimit shkencor. Mbi të gjitha duke promovuar lirinë e kërkimit shkencor.Marrëveshja që miratuam përfshin kushtet dhe kriteret për të marrë pjesë në këtë program. Ministria e Arsimit paguan një kontribut që të gjitha institucionet të kenë mundësi të marrin pjesë në këtë projekt. Sfida jonë është që të përthithim në këtë program sa më shumë fonde. Konkurrenca është e lartë, por ne si ministri do të ofrojmë të gjithë asistencën për universitetit për të rritur kapacitetin. Unë jam optimiste sepse universitet janë duke bërë një progres të madh në bashkëpunim me universitet botërore apo Europiane.  Fundjavën që lamë pas bashkë me kryeministrin ishin në Miçigan, ku nënshkruam një marrëveshje mes tyre dhe 6 universiteteve publike të Tiranës. Me këtë progres që po bën universiteti jonë, këtë herë përfitimet do të jenë të larta në krahasim me kontributin që ne paguajmë“, tha Kushi. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!