Neritan Sejamini: Dhjetori, ngjarje që aty mbaroi

schedule16:10 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 16:10 - 8 Dhjetor, 2021

Nga Erneta Shevroja

31 vite pas 8 dhjetorit të ‘90, protagonistët e atyre protestave kanë pikëpamje të ndryshime për atë që çka duhet të kishte prodhuar ajo kohë.

“Protestat e studentëve janë glorifikuar. Sot flitet ka pasur një vizion, ideale. Në fakt ajo ishte një protestë ndaj një regjimi dhe ka pasur kërkesë për diçka bazike, pluralizimin politik, që u arrit po ato ditë”.

Më shumë si vazhdimësi, Neritan Sejamini, thotë se ajo që njihet si Lëvizja e Dhjetorit ka qenë një protestë dhe jo vizion politik.

“Dhjetori ishte një ngjarje edhe ty mbaroi. Të gjithë kanë pasur ëndrra në atë periudhë por aty nuk ka pasur një vizion politik. Këto idetë e idealeve të dhjetorit, janë më shumë ide politike,  e propagandistike se sa një realitet.”

Ndryshe shprehet Ilir Dizdari, që duke u kthyer në kohë, flet për projekt më të madh.

“Para 30 vitesh ishim në një klasa politike nuk ka bërë gurët themelor.”

I zhgënjyer shprehet dhe fatin e protagonistëve të asaj kohe.

“Unë nuk di asnjë nga studentët e dhjetorit të ketë të ketë pasur mundësinë të luaj një rol si violinë as e 5-të, e jo më të 2 e të tretë. Fakti është që ata nuk e kryen misionin e tyre.” /abcnews.al/