Vaksinat ekzistuese janë efektive kundër Omicron, sipas një zyrtari të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo deklaratë vjen pas rezultatit të testeve të para laboratorike të variantit të ri në Afrikën e Jugut, në të cilën theksohej se Pfizer ka të ngjarë të jetë 40 herë më pak efektiv ndaj Omicron, shkruan BBC
Por sipas Mike Ryan, nuk ka asnjë të dhënë se Omicron i shpëton mbrojtjes së vaksinave.
“Ne kemi zhvilluar vaksina që kanë rezultuar efektive kundër të gjitha varianteve deri më tani, për sa i përket sëmundjes së rëndë dhe shtrimit në spital, dhe nuk ka asnjë arsye të mendojmë që diçka e tillë nuk do të ndodhë me Omicron” , tha Ryan, drejtori i urgjencave të OBSH-së.
Studimi i ri i Afrikës së Jugut – i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët nxori në pah se vaksina Pfizer/BioNTech mund të rezultojë në deri në 40 herë më pak efektive kundër Omicron sesa kundër llojit origjinal të Covid.
Virologu Sigal tha se personat e vaksinuar dhe që kanë kaluar Covid janë të mbrojtur nga Omicron. Shkencëtarët besojnë se infeksioni i mëparshëm, i ndjekur nga vaksinimi ose një dozë përforcuese, ka të ngjarë të rrisë nivelin e antitrupave dhe ndoshta t’i mbrojë njerëzit kundër sëmundjeve të rënda.
/abcnews.al