Në ditën e rinisë presidenti ka zgjedhur ta nisë duke vrapuar pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Meta është ndalur duke përcjellë edhe një urim.
“Gëzuar 8 Dhjetorin. Ditën e Rinisë. Lavdi Rinisë studentore”, u shpreh Meta.
Më herët edhe kreu i qeverisë Edi Rama përcolli një urim për të rinjtë.
Ndërkohë në kampin blu Basha dhe Berisha “të ndarë” nga njëri tjetri kanë paralajmëruar takime me të rinjtë demokratë. /Abcnews.al