Kjo e martë në dance reality show “T’ka mami yll” ka vijuar me debate. Gjithçka ka nisur lidhur me lideret e skuadrës së kuqe, Kristinën.
Mami i saj dhe mami i Lusit kanë replikuar kundër njëra-tjetrës, ku kjo e fundit ka thënë se e bija është më e mira e skuadrës.
“Ti mua më bën të dal nga vetja”, tha mami i Kristinës.
“Nuk e di pse e bëj unë të acarohet. Ndoshta sepse kam vajzën më të mirë në grup. Sepse vajza ime është, e thonë që nuk duhet ta themi ne mamatë, unë nuk po ja them në sy. Vajza ime është dhe unë kam një element të fortë në skuadër”, u shpreh mami i Lusit./abcnews.al