Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare ish-ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Helmut Lohan. Lohan ka shërbyer si ambasador në vendin tonë në periudhën 2006-2010. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë të ditur delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.
“Delegacioni i BE-së është thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga ndarja nga jeta e ish-ambasadorit Helmut Lohan. Ne kemi humbur një koleg, mik dhe një avokat të përkushtuar për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Mendimet tona dhe keqardhje e thellë për familjen e tij”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE./abcnews.al