PSG “tremb” Milanin, mund t’i “rrëmbejë” yllin e skuadrës

schedule12:40 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 12:40 - 7 Dhjetor, 2021

Theo Hernandez është një lojtar i rëndësishëm te skuadra e Milanit. Drejtuesit e skuadrës kurrsesi nuk do preferonin të largonin një lojtar të tillë nga ekipi i tyre.

Por një lajm nga “El Nacional’ ka “trembur” Milanin ditën e sotme. Siç raportohet gjigandët francez kanë shfaqur interes për lojtarin francez, që dëshirojnë ta transferojnë atë në Ligue 1.

Për Theo-n interes kanë shfaqur disa skuadra, por PSG e Mouricio Pochettino, e ka marrë seriozisht idenë e një transferimi të mundshëm të tij në Paris. Lojtari francez shikohet si futbollisti ideal për krahun e majtë, ku Bernat vazhdon të shfaqë probleme fizike dhe nuk është në formën e tij më të mirë.

“El Nacional” vazhdon më tej, teksa theksohet se parizienët janë të gatshëm të ofrojnë 60 milion euro për kartonin e Hernandez, shifër që vendos në vështirësi të mëdha skuadrën e Milanit, shumë që vështirë të refuzohet nga “djajtë”.  /f.a/abcnews.al