Covid-19 ka “shpërthyer” keq në Premier League, ku skuadra e Antonio Contes është “goditur” plot 8 herë nga virusi.
Tottenham ka marrë lajmin e keq se 6 lojtarë dhe 2 pjesëtarë të stafit janë infektuar me Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga “The Athletic”, ndërsa nuk dihet akoma se cilët janë emrat e lojtarëve që kanë rezultuar pozitive me Covid-19, të cilët duhet të izolohen sipas protokolleve të vendosura nga autoritetet e qeverisë britanike.
? Un total de 6 joueurs et de 2 membres du staff de Tottenham seraient positifs au COVID-19 ! (@TheAthleticUK) pic.twitter.com/tjsxNYRvLj
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) December 7, 2021
Një “tronditje” kjo për teknikun e “Spursave” që humbet kështu disa lojtarë të rëndësishëm për disa sfida. Tottenham udhëton në Brighton dhe Leicester, përpara se të presin Liverpool dhe më pas West Ham në çerekfinalen e Carabao Cup pas dy javësh dhe do duhet të bëjë llogaritë pa një pjesë të mirë të skuadrës. /f.a/abcnews.al