Personazhet e “Big Brother VIP” tashmë janë pjesë e çdo bisede të shqiptarëve. Prej disa ditësh, vëmendjen më të madhe e ka marr trekëndëshi, Bora-Donald-Beatriks.
Madje, së fundmi, ka reaguar edhe reperi i njohur, Stresi, i cili ka publikuar në Instastory një foto, duke treguar se mban anën e moderatores. Mbi të gjitha, ai e quan Borën një mbretëreshë.
“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, ka shkruar Stresi.
Kujtojmë që për raportin “Bora-Donald-Beatriks”, më herët kanë folur edhe shumë VIP-a të tjerë si Flori Mumajesi, Olsi Bylyku apo Fjolla Morina./abcnews.al