“Korrupsioni është kancer”, paralajamëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

schedule17:31 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 17:31 - 6 Dhjetor, 2021

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar hapa shtesë nga SHBA për të luftuar korrupsionin. Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane ka shpërndarë strategjinë e Shtëpisë së Bardhë për të luftuar pikërisht korrupsionin, teksa ky i fundit konsiderohet si kancer.

Lexo edhe: Zbulohet strategjia e SHBA kundër korrupsionit: Ku do godasim

“Korrupsioni është kancer. SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin, për të luftuar financimin e paligjshëm, për të vendosur para përgjegjësisë aktorët e korruptuar, për të forcuar kapacitetin dhe për të ekspozuar aktet korruptive,” shkruan Kim.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!