Presidenti i Sampdorias , Massimo Ferrero , u arrestua nga Guardia di Finanza si pjesë e një hetimi nga prokurori i Paola për krime korporative dhe falimentim.
Sipas asaj që mësohet, skuadra nuk është përfshirë në hetim. Ferrero, i cili ishte dje në stadium për të ndjekur ndeshjen kundër Lacios , u transferua në burg, ndërsa për 5 persona të tjerë u caktua arrest shtëpie, njofton Corriere dello Sport. /abcnews.al