Escobar bën premtime në Shkup për negociatat, shpreson edhe Shqipëria

schedule12:00 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 12:00 - 6 Dhjetor, 2021

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriell Escobar ndodhet në Maqedoninë e Veriut. I shoqëruar nga ambasadorja, Kejt Meri Bërns, Escobar realizoi takime me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Pendarovski në takim ka vlerësuar se SHBA-të dhe Maqedonia e Veriut “në vazhdimësi përkëdhelin dialog politik produktiv” dhe ka shprehur besimin se “marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të zhvillohen me dinamikë më të përforcuar”.

Presidenti gjithashtu ka falënderuar Escobarin për përkushtimin që sa më parë Shkupi të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, ndërsa shpreson edhe Tirana, pasi deri tani është vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë që ka bllokuar edhe Shqipërinë.

Gabriel Escobar pas takimit me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani u shpreh se SHBA-të janë duke punuar me BE-në që Shkupi të integrohet sa më shpejtë,.

Administrata jonë jep mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, dhe jemi duke punuar me Bashkimin Evropian që kjo të bëhet sa më shpejtë”, u shpreh Escobar./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!