Zyrat e aplikimit për karta identiteti, të hapura edhe këtë të shtunë

schedule09:08 - 26 Janar, 2019

schedule 09:08 - 26 Janar, 2019

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të lartë të aplikimeve për kartat e identitetit ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit, gjatë ditës së shtunë, datë 26 janar.

Përveç të gjitha zyrave të njësive administrative të Tiranës, këtë të shtunë do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër dhe Vlorë.

Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve të verifikojnë afatet e vlefshmërisë së kartës së identitetit, në mënyrë që të aplikojnë më herët pa krijuar flukse dhe radhë pritjeje./abcnews.al