Dejvi Bregu i ka dhënë ditën e sotme skuadrës së Bolusporit fitoren me golin e shënuar prej tij.
3 pikë me vlera këto për skuadrën ku aktivizohen 3 lojtarët shqiptarë, Dejvi bregu, Odise Roshi dhe Gentian Selmani, të cilët në ndeshjen e sotme kundër Umraniyespor ishin të tre titullarë, sfidë e divizionit të dytë në futbollin turk.
Bregi shënoi golin e fitores në minutat shtesë të takimit duke i siguruar fitoren Boluspor që ngjitet në vendin e 11-të me 19 pikë.
Një aksion i shpejtë i nisur pikërisht nga raketa kuq e zi, Roshi, asist i Novak dhe në fund finalizim i Bregut, i cili shënoi edhe golin e 4-të në kampionat duke u bërë kështu golashënuesi i dytë m ëi mirë i skuadrës.
/f.a/abcnews.al