Artistja e madhe shqiptare Edi Luarasi u shua pasditen e sotme.
I biri, Eldoni shkruan në një postim në Facebook se Edi ndërroi jetë pasditen e sotme dhe varrimi do të bëhet nesër në orën 14:00.
“Me hidherim te thelle njoftojme se sot me date 3 dhjetor 2021 ndroi jete nena jone e shtrenjte Edi Mirdita Luarasi
Lea dhe Eltoni
Varrimi behet diten e Shtune dt. 04/12/2021 ora 14:00.
Ceremonia mortore zhvillohet tek Intrnacionali i vjeter ne rrugen e Kavajes mbrapa ish Lidhjes se Shkrimtareve” mbyllet postimi.
Biografia
Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940. Që në moshë të re debutoi në skenë. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.
Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike. Rikthehet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”.
Interpretoi edhe në 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Ka interpretuar pak role në filmin artistik. Është “Artiste e merituar”. Në këto role si dhe në tre filmat ku luajti, “Vitet e para”, «Gjurmët», dhe «Ngadhnjim mbi vdekjen», Edi paraqitej gjithnjë me dinjitet artistik, dallohej për temperamentin e fuqishëm dhe pak rebel, për intuitën dhe imagjinatën artistike si dhe рër një botë të раsur shpirtërore.
“Njollat e Murme” dhe vënia e saj në skenë mundi të rrokte me pjekuri dhe largpamësi problemin me delikat të kohës, lindjen e parazitëve të rinj, të cilët hanin në kurriz të të aftëve. Autori, arriti të parashikonte me vërtetësi se kу fenomen pо përhapej me shpejtësi në aparatet administrative e shtetërore që kish filluar e që me pas dо të shndrrohej ne një gangrenë рër vetë sistemin. Pikërisht me ndalimin dhe censurimin e kësaj drame, si dhe të vonë me fatin e keq të Festivalit të 11 të Këngës në Televizion, lidhet dhe trauma e familjes Luarasi.
I shoqi i Edit, regjisori i talentuar Mihallaq Luarasi, futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë. Ndërkohë Edi, e dëbuar nga teatri, detyrohet të futet në rrobaqepësi, për të perballuar vështirësitë financiare. Në moshën 51-vjeçare, pas ardhjes së demokracisë, Edi Luarasi kthehet në skenë. Paksa e vështirë për të, pas 20 vjet shkëputjeje, megjithatë me kurajo e pasion të pashtershëm, ajo arrin të fitojë e meritojë duartrokitjet e publikut në dramën “Vizita e Damës plakë”, duke u rikthyer kështu triumfalisht në skenën të cilën aq shumë e kishte dashuruar.
/ Abcnews.al