Pak javë nga vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji i tij Klodian Çalamani, në shtëpinë e prindërve të të miturit ka mbërritur një tjetër dhuratë shumë kuptimplotë duke u kthyer atyre sadopak buzëqeshjen.
Një i ri nga Shkodra ka bërë një pikturë të madhe me portretin e buzëqeshur të vogëlushit. Si një përqafim i munguar për të birin, prindërit e tij e kanë marrë pikturën duke e vendosur në një muret e shtëpisë.
Disa ditë më parë edhe një i ri nga Elbasani u dërgoi familjarëve të 8-vjeçarit një pikturë me portretin e buzëqeshur të Mateos. 8-vjeçari u vra nga fqinji i tij Klodian Çalamani në shtëpinë e tij pasditen e 16 nëntorit. m.v/Abcnews.al