Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, 38 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

schedule13:59 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 13:59 - 3 Dhjetor, 2021

Autoritetet greke kanë shkatërruar një bandë të trafikimit të drogës në vend. 38 persona ja në arrestuar gjatë operacionit të policisë. Të prangosurit janë 36 grekë dhe dy shqiptarë. Gjithashtu në mesin e të arrestuarve janë edhe 6 gra.

Në operacionin policor janë përfshirë punonjës policie të Drejtorive të Policisë Rodopi, Orestiada, Aleksandropolis, Dramë dhe Ksanthi dhe nëndrejtoria e Prokurorisë së Drogës pranë Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut.

Për vërtetimin dhe zbardhjen e veprimtarisë kriminale të të arrestuarve, u krye një hetim policor gjatë të cilit u konstatua se autorët nga fillimi i muajit janar 2021 deri më datë 29.11.2021, i janë bashkuar një organizate kriminale, me veprime të vazhdueshme dhe të strukturuara, me role të rëndësishme që alternoheshin sipas rrethanave, me qëllim përfitimin e paligjshëm pasuror nëpërmjet shitjes së drogës.

Nga monitorimi shumëmujor i funksionimit të bandës dhe ecuria e hetimeve, u konstatua se anëtarët e ishin aktivë në shitjen e drogës për përdoruesit e Njësive Rajonale Rodopi, Ksanthi dhe Evros, sasi të cilat ishin furnizuar nga Selaniku dhe Komotini. Përveç kësaj, hetimi zbuloi se organizata furnizonte drogë për të paktën 115 persona. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!