OKB bën thirrje për miratimin e një programi global vaksinimi për të frenuar pandeminë

schedule08:40 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 08:40 - 3 Dhjetor, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për miratimin e një programi global vaksinimi për të frenuar pandeminë Covid-19.

“U bëj thirrje liderëve botërorë të mbështesin Strategjinë Globale të Vaksinimit që kam nisur me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) muajin e kaluar. Ne duhet të vaksinojmë 70 për qind të njerëzve deri në mesin e vitit 2022.”, tha ai të mërkurën.

“Mbi 5 milionë persona kanë humbur jetën nga COVID-19. Ky  virus i pamëshirshëm nuk respekton kufijtë. Kjo gjë na tregon se ne po dështojmë në pjesën më të madhe të botës. Ndërsa vendet e pasura po miratojnë dozat e treta, vetëm rreth 5 për qind e njerëzve në Afrikë janë plotësisht të vaksinuar, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!